Sikur?

Sikur ëndrra të ishte realitet
Asgjë më shumë s’do të doja n’jetë!
Çfarë kënaqësie unë do të kisha
Me ty si në ëndërr sikur të isha?!

Ah! kjo mendja ime si fluturon
Në vendet më të bukura mua m’dërgon,
N’mes lulesh të bukura plotë me aromë
Bashkë me atë që zemra ma don!?

Ëndërra, ëndërr ka për të mbetë
Rrallëherë ndodhë të bëhet realitet?
E sa shumë do të doja në këtë jetë
Që vetëm kësaj radhe të bëhet e vërtetë!

Edhe nje dite

Edhe një ditë e re në vargun e jetës
Edhe një ditë rëndon mbi supet e mia,
E gota e ime është e mbushur plot
Njëra gjysmë me helm, dhe tjetra me lot!

I kalova ditët sikur në errësirë
Jeta po më ik si dheu ndër këmbë,
Vdekja më është ngjitur dhe nuk më ik dot
Sa ka helm në gotë, aq ka edhe lot!

Në ditëlindjen time kam hapur një gropë
Hallet e jetës time në te dua ti mbyll,
Dhe gotën e helmit së bashku me lot
Do ta hedh në te, në jetën e kot!

Shumë vite i kalova dhe sa janë në radhë?
Në një luftë të gjatë në ballë me furtunën,
Unë tani po shkoj kah fundi i jetës
Nekrologun për së gjalli po ia shkruaj vehtes!

Dashnor “budalla”

Ngucur prane teje
Sa i lirshem jam
Ku me pare te vete
Me pas, ku te ndal?

Mos ma vere re
Kam pangopesi
Ngucur teje ndjej
Etje dhe uri.

Ti gjithshka me jep
S’me do fukara
S’e di qe me ke
Dashnor “budalla”!

Faqja 1 nga 17312345...102030...Fund »