EDHE NJË DITË

Edhe një ditë e re në vargun e jetës
Edhe nje ditë rëndon mbi supet e mia,
E gota ime është e mbushur plot
Gjysma është me helm, e gjysma me lot!

I kalova ditët sikur në errësirë
Jeta po më ikën si dheu ndër këmbë,
Vdekja më është ngjitur dhe nuk ikën dot
Sa ka helm në gotë aq ka edhe lot!

Në ditëlindjen tim kam hapur një gropë
Hallet e jetës aty brenda dua ti mbyll,
Dhe gotën e helmit së bashku me lot
Do ta hudhë në te, në jetën e kot.

Shumë vite shkuan dhe sa janë në radhë
Në një luftë të gjatë në ballë me furtunën,
Unë tani po shkoj kah fundi i jetës 
Nekrologun për së gjalli ia shkruaj vehtes!

Etiketa:

TE DUA FORT

Dua nje pershendetje ne naten me shi
nje perqafim te ngroht kur sna sheh njeri
nje puthje ne faqe nje lutje per mua
nje enderr te shthurur nje klithme TE DUA

nje dit kur te zgjoesh mos laj syt me lot
se dikush tjeter do te tregoj se sjam
me ne ket bot,ti mos pyet si vdiqa
pyet si jetova,pyet si me shkuan
ditet qe pa ty i kalova

Te dua

Te dua me nga un sdo ta degjosh
syt e mi te dashuruar me sdo ti shikosh
kunder zemres time do te luftoj
qe ty te t’tharroj
e di do te jet shum e veshtir
por nga kjo bot sdua meshir….per ty….

Faqja 1 nga 912345...Fund »